KreuCelebrity

Aktori i "Saltburn" Barry Keoghan konfirmon ndarjen nga partnerja!

Aktori i "Saltburn" Barry Keoghan konfirmon ndarjen nga partnerja!

Aktori i njohur Barry Keoghan ka konfirmuar së fundmi se ai dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, Alyson Sandro, u ndanë pasi mirëpritën djalin e tyre, Brando.

“Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer dhe është një nënë e jashtëzakonshme”, tha ai për GQ në kopertinën e tij të shkurtit 2024. Revista theksoi se Keoghan nuk ndau asnjë informacion shtesë rreth ndarjes.

Aktori i "Saltburn" Barry Keoghan konfirmon ndarjen nga partnerja!

Aludimet se ata ishin ndarë filluan të qarkullonin fillimisht në korrik 2023. “Ata janë ndarë gjatë muajve të fundit”, tha një burim për Sun në atë kohë. Dyshja u takuan në vitin 2021 në një bar në Londër.

Ata mirëpritën djalin e tyre i cili mban emrin e yllit legjendar të filmit Marlon Brando në gusht 2022 ndërsa Keoghan po xhironte “Saltburn” me Jacob Elordi. Pas ndarjes nga Sandro, Barry thuhet se ka nisur romancë me ish-aktoren e Disney Channel Sabrina Carpenter, pasi u fotografuan së fundmi duke darkuar së bashku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF