Julian Deda befasoi me pohimin e bërë teksa zhvillonte një bisedë në ambientet e jashtme të shtëpisë bashkë me disa prej banorëve të tjerë të BBV3. Aktori i humorit tha se që në fillim të spektaklit, Heidi e ka parë që ai është një lojtar i fortë, por nuk mund të krijonte një marrëdhënie me të për shkak se është një burrë i martuar dhe kështu gjeti dikë tjetër, duke krijuar një romancë brenda shtëpisë.
“Ti e ke parë që në fillim që ky burri është një lojtar i fortë (referuar vetes), por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, por gjeti tjetër. Hajde flasim, doni të flasim tamam dhe t’i themi gjërat troç“?- u shpreh Juli. Heidi dhe Romeo kanë qenë së fundi boshti i diskutimeve të banorëve. Egla pati edhe disa debate të ashpra me Heidin të cilën e cilësoi si shkaktaren kryesore që e ka bërë Romeon të duket sikur po e trajton si diçka të pavlerë partneren e tij.



















