Moderatorja Bora Zemani, gjatë emisionit të saj më të ri “Cherry on Top”, ka komentuar një prej banoreve të “Big Brother VIP”, Heidin, e cila është edhe e dashura e Romeos.
-
Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!
27 Prill, 11:49
Gjatë bisedës kur Ermal Mamaqi tha se bën tifo për Heidin, sepse sipas tij është një vajzë simpatike me dialekt të bukur, Bora e konfirmoi diçka të tillë, duke thënë, “Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi”, tha Bora.
Bora Zemani u takua me Heidin, kur hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, si lojë nga vëllai i madh ku banorët nuk duhet të reagonin.
Kujtojmë që Romeo e pati shumë të vështirë pasi ata kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin, pasi moderatorja është partnerja e vëllait të tij Donaldit.