Ishte në promovimin e albumit të saj të ri “Radical Optimism”, por Dua Lipa e tërhoqi vëmendjen në New York City edhe per dicka tjeter: ajo u shfaq me një pallto të gjatë lëkure me krahë të mëdhenj në shpatulla. Këngëtarja 28-vjeçare, e kishte veshur pallton mbi xhinse dhe e kishte kombinuar ato ato me taka.
Flokët e saj të kuqe i kishte mbledhur bisht e kishte perdorur një paletë ngjyrash te zbehte për makijazhin e saj, shkruan DailyMail.
Dua pohoi se e ka zgjedhur titullin e albumit pasi u njoh me konceptin e kësaj fjale nga një mik. “Më goditi, ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi”, u shpreh ajo. Kënga e parë nga albumi, “Houdini”, u publikua më herët këtë vit. “Training Season” debutoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” në shkurt.