Ish i dashuri i Princeshës Beatrice, Paolo Liuzzo thuhet se u gjet i vdekur brenda një dhome hoteli në Florida e shkak ka qene një mbidozë narkotikesh. Policia e Miamit kishte arritur në vendin e incidentit më 7 shkurt dhe i riu qe shpallur i vdekur pas 12 minutave, raporton New York Post. Vetem tani, autoritetet konfirmuan identitetin e tij dhe arsyen e vdekjes.
Trupi i tij u transportua nga Miami në vendlindjen e tij Long Island, New York, ku u mbajt një funeral më 16 shkurt. Liuzzo i cili ishte me prejardhje italiane, nisi një romancë me Princeshën Beatrice në vitin 2005 kur ajo ishte 17 vjeçe dhe ai 24 vjeç. Lidhja e tyre u aprovua asokohe nga prindërit e saj Prince Andrew dhe Sarah Ferguson te cilet edhe e ftuan Paolon në pushimet e tyre në Verbier, Zvicër.
Dukesha e Yorkut nuk ngurroi ta mbeshtese lidhjen e vajzës së saj pavarësisht diferencës së tyre në moshë.