Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë kryefjala e shtypit rozë se fundi mes spekulimeve për divorcin e tyre, edhe pse deri tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë. Te dy, sakaq kanë vijuar me aktivitetet e tyre profesionale.
Së fundmi, një video e Xhensilës në një koncert ka bërë xhiron në internet. Teksa performonte këngën “Mashtruese” një nga fansat bërtiti emrin e Bes Kallakut. Reagimi i Xhensilës ishte befasues. Ajo ndalon pak dhe duke qeshur thote: “Xhelozon ë?”.
Paskesaj, vazhdon performancen e hitit te saj në bashkëpunim me Bardhin. Pak kohe me pare, avokatja Nexhi Beqiri, ka deklaruar se Besi dhe Xhensila në fakt janë nën një hetim pasurie dhe çështja e divorcit është thjesht një manovër për të shpëtuar pasurinë e tyre. Lidhur me këtë deklaratë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjanit, ka bërë një reagim në profilin e tij në “Facebook”, përmes të cilit e ka konsideruar totalisht “idiote”, deklaratën e avokatës, duke sqaruar se Bes Kallaku nuk ka asnjë detyre publike, që të jetë nën hetim.



















