KreuCelebrity

"Dua të shoh dritën tënde që ndriçon deri këtu tek unë": Mesazhi i të birit që e bëri Julin të shpërthente në lotë!

"Dua të shoh dritën tënde që ndriçon deri

Julian Deda mori një mesazh prekës nga i biri pasditen e sotme në ‘Big Love’, i cili e bëri banorin të shpërthejë në lotë. Aktori u prek aq shumë sa nuk mundi ta lexonte dot deri ne fund mesazhin, dhe këtë e bëri Roza ne vend te tij.

https://www.instagram.com/reel/C6EiDj5MfaB/?utm_source=ig_web_copy_link

“I dashur babi, jemi ne, Dushi, Reina dhe Mateo që të dërgojmë këtë mesazh. Të ndjekim çdo ditë e çdo natë. Ka ditë që na dukesh sikur je aty me ne. Na mungon shumë, ne jemi shumë mirë.

Mateo po bëhet gati për turneun në Greqi, është i gëzuar dhe kërkon rroba të reja. Do shkojë mami Rozi në Greqi ta shohë. Nuk do jetë vetëm. Reina është shumë mirë me mësime, ka raste që mërzitem me ngjarjet brenda shtëpisë. Pse duhet të ketë aq urrejtje dhe fjalë fyese? Dua që ti ta shijosh pjesën e mbetur duke treguar pozitivitetin, optimizmin dhe humorin tënd. Dua të shoh dritën tënde që ndriçon deri këtu tek unë,” thoshte i biri.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF