Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post Malone, u bë kënga më e transmetuar në një ditë të vetme. “Më 19 prill 2024, “Fortnight (feat.Post Malone)” e Taylor Sëift u bë kënga më e transmetuar e Spotify në një ditë të vetme”, thuhej në një postim në X nga platforma e transmetimit.
Swift shfaqi premierë videoklipin e përpunuar të “Fortnight” së bashku me albumin e ri. Ai vjen pasi albumi tejkaloi “Cowboy Carter” të Beyonce për debutimin më të madh për një album të vitit 2024.
Swift së fundmi iu bashkua klubit të miliarderëve, sipas Forbes, kryesisht falë rekordeve të saj Eras Tour. Është raportuar se këngëtarja ka një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh.
Kujtojmë që Taylor Swift prej muajsh është në një romancë me Travis Kelce dhe duket se çdo gjë mes tyre po shkon më së miri.