Kanye West është sërish në qendër të vëmendjes pasi dyshohet se goditi me grusht një burrë që kishte ngacmuar gruan e tij, Bianca Censori. Sipas burimeve policore, zënka e dyshuar ka ndodhur në Los Angeles. Zyrtarët aktualisht po hetojnë pretendimet dhe po planifikojnë të kontaktojnë çiftin për informacione të mëtejshme.
Një përfaqësues i reperit pohoi se njeriu që thuhet se West e kishte goditur me grusht kishte ngacmuar fizikisht Censorin. “Sulmuesi nuk e preku thjeshtë me dorë”, tha përfaqësuesi për TMZ. “I vuri duart nën fustanin e saj, direkt në trupin e saj, e kapi për belin, e rrotulloi rreth e rrotull dhe e puthi. Ajo u sulmua seksualisht”.
-
Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër!
19 Prill, 09:17
Incidenti dyshohet se ka ndodhur në hotelin ikonik Chateau Marmont në bulevardin Sunset, siç raportohet nga Fox 11. Kjo nuk është hera e parë që Kanye West përballet me akuza të tilla. Në janar 2022, ai u padit për sulm, pasi dyshohet se goditi dikë jashtë hotelit.
Sherri raportohet se ka ndodhur kur reperi është përballur me individin dhe më pas e ka goditur disa herë. Megjithëse incidenti u hetua, West nuk u akuzua nga Zyra e Prokurorit të Qytetit të LA, e cila përcaktoi se nuk kishte arsye për dënim.