KreuCelebrity

Elon Musk zbulon se cili yll duhet ta luajë atë në filmin biografik!

Elon Musk zbulon se cili yll duhet ta luajë atë në filmin

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm për jetën e tij, të drejtuar nga regjisori, Darren Aronofsky.

Kur Deidre Behar e ET pyeti se kush duhet ta portretizojë atë në ekranin e madh, Musk e shmangi pyetjen, duke u përgjigjur: “Kush mendoni se duhet të luajë?” Megjithatë, kur u ngrit sugjerimi i Bradley Cooper, Musk nuk mundi të mos qeshte, duke u përgjigjur me sugjerimin e tij, “Uh, po për Benedict Cumberbatch?”

Mes të qeshjeve, Musk më pas iu drejtua drejtpërdrejt Cumberbatch përmes kamerës, duke i thënë: “Në rregull, Benedict, çfarë mendon?”

Elon Musk zbulon se cili yll duhet ta luajë atë në filmin

Musk ndau gjithashtu një vështrim në përpjekjet e tij për eksplorimin e hapësirës, duke zbuluar diskutimet me Tom Cruise rreth filmimit të një filmi Mission: Impossible në hapësirë. Musk bëri të ditur, “Tom Cruise ka thënë se dëshiron të bëjë Misioni Impossible në hapësirë. Ne kemi pasur disa diskutime, por nuk jam i sigurt.”

Historia e miliarderit të teknologjisë do të përshtatet në një film të bazuar në librin e Ëalter Isaacson, Elon Musk, dhe me regji dhe prodhuar nga Aronofsky.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF