Këngëtarja Besa Kokëdhima, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, tregoi përsëri se skena është bota e saj dhe këtë e vërtetoi me krenari gjatë performancës së saj në Amsterdam.
Pas shfaqjes së saj elektrizuese në Barcelonë, Besa siguroi që “Titan” të ndezë skenën në Amsterdam. Ajo ripohoi se muzika është pika e saj më e fortë, dhe kjo kuptohet në performancat e saj.
-
Besa elektrizon skenën në Barcelonë!
9 Prill, 15:56
Fansat nga Shqipëria dhe më gjerë kërcyen dhe kënduan së bashku me këngën e saj, duke shtuar atmosferën në kryeqytetin holandez. Me një performancë kaq të bukur, ne presim me padurim për performancën që ajo do të sjellë në gjysmëfinale. Deri atëherë na presim më shumë surpriza nga Besa.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Besa Kokëdhima do të dhurojë dy bileta për gjysmëfinalen e dytë të "Eurovision". Mbetet për t’u parë se si adhuruesit e këngëtares do të mund të përfitojnë këto bileta. Sipas spekulimeve bëhet fjalë për një “Titan Challenge”, një iniciativë ku mund të përfshihen aktivitete që tregojnë lidhjen me këngën Titan.



















