KreuCelebrity

Dafina Zeqiri i thotë të gjitha: Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, s’e dija që më donte!

Dafina Zeqiri i thotë të gjitha: Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh,

Dafina Zeqirit si rrallë herë ka dhënë së fundmi një intervistë për programin “E diela jonë” në RTSH, ku foli për jetën e saj profesionale por edhe për atë personale.

Dafina Zeqiri i thotë të gjitha: Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh,

Ndër të tjera, këngëtarja foli për njohjen me partnerin e saj rreth 15 vite më parë, “Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam thirrur në telefon edhe kur kam qenë 'heartbroken'. Nuk e kam ditur që ka një pëlqim ndaj meje. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë që e ke dashurinë e jetës aty, po se sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur u lidhem bashkë e kemi ditë që ne do të krijojmë familje”.

Rreth lajmeve të shtatzënisë, këngëtarja tha se fëmija kurdo që të vijë është i mirëpritur, pasi ata janë gati për të krijuar familje, “Jemi shumë të hapur që kemi një fëmijë. Kurdo që të vij, e kemi të mirëpritur. Nuk kam bërë testin sot dhe nuk e di nëse jam shtatzënë dhe tani. Vetvetiu kur të bëhem nënë e di, që prioritet do të jetë fëmija dhe jo koncertet”.

Dafina Zeqiri i thotë të gjitha: Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh,

E pyetur nëse është një nuse shtëpie, këngëtarja tha, “S’ka gjë që nuk bëj, unë fshij, laj, gatuaj. Kur vijnë bashkëpunëtorët e mi në shtëpi për ndonjë spot, më thonë Dafina po të vjen shtëpia era pastërti. E kam prej fëmijërisë që kemi qenë vajza dhe jemi kujdesur për njëra-tjetrën".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF