Fansat kanë ngacmuar së fundmi Ledri Vulën në njërin prej koncerteve të tij dhe ka të bëjë me Dua Lipën. Nje video e publikuar në TikTok ka bërë xhiron në rrjetet sociale, e po ashtu edhe në Instagram. Teksa Ledri performonte ne skenë, njëri prej admiruesve shkroi në ekranin e telefonit të tij “Dua Lipa super”, dhe pas kësaj e drejtoi telefonin e tij drejt reperit.
Ledri cuditi me reagimin. Ai ndaloi për një çast me sa duket për të lexuar se çfarë shkruante aty, thote Express, dhe ngriti sytë dhe buzët në një formë pohimi. Prej vitesh, është përfolur për një lidhje të mundshme mes artistes shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe reperit Vules. Ishte vete Sara Hoxha ajo e cila rreth dy vjet më parë kishte konfirmuar në mënyrë indirekte se ata kanë pasur një lidhje.



















