Kathleen Turner bëri një paraqitje të rrallë publike së fundmi në qendër të Manhatanit. Aktorja 69-vjeçare, e njohur për filmat si “Romancing the Stone”, u pa duke ecur në rrugët e Nju Jorkut me bastun, mes sfidave të mëdha në lëvizje.
E veshur me një pardesy të gjatë dhe pantallona të zeza, Turner u shfaq pas një pauze pesë mujore nga eventet publike, me paraqitjen e saj të fundit në një shfaqjen Maestro të Bradley Cooper . Aktorja vuan prej dekadash nga artriti reumatoid, një sëmundje autoimune që prek kyçet dhe organet.
Fillesat e sëmundjes se saj datojne në vitin 1993.
"Nuk mund të ecja. Nuk mbaja dot një gotë. E vetmja mënyrë si mund të ngjitesha e të zbrisja shkallët ishte në prapanicë, duke e shtyrë veten. Dhimbja është shumë e keqe sepse nuk ka asnjë mënyrë për t’u ulur, shtrirë ose në këmbë që të lejon t’i shpëtosh. Njerëzit nuk e kuptojnë sepse nuk është kërcënuese për jetën. Nuk do të më vrasë mua, por do të më vrasë jetën", qe shprekur ajo. Turner, e cila bëri emër me role kryesore në vitet 1980 dhe 90, luajti së bashku me figura të rëndësishme të Hollivudit si Michael Douglas dhe Danny DeVito dhe mori pjesë në një varg filmash kryesorë duke përfshirë “Body Heat”, “War of the Roses” dhe “The Jewel of the Nili”. E konsideruar asokohe nje bukuri e rralle, ajo duket shume ndryshe nga çfarë ka qenë në filmat e saj. Por pajtohet me ndryshimet e pashmangshme në pamjen e saj.
Në vitin 2019 se po ‘e pranon plakjen mirë’, duke këmbëngulur se nuk dëshiron të jetë ‘një Cher, ku fytyra e saj nuk ndryshon dhe nuk lëviz kurrë’. Turner jeton si një grua beqare në NYC që kur u divorcua nga manjati i pasurive të paluajtshme Jay Weiss në 2007, dhe mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve bamirëse, duke marrë pjesë shpesh në ngjarje si Dreka Vjetore e Fuqisë së Citymeals On Wheels.



















