KreuCelebrity

Gjithmonë e qeshur dhe energjike; Era Rusi ndan sekretin!

Gjithmonë e qeshur dhe energjike; Era Rusi ndan sekretin!

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun Era Rusi ka hapur dyert e shtëpisë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”.

Teksa ka gatuar një rizoto me djathë gorgonzola dhe luleshtrydhe, Era Rusi ka folur edhe për pasionet, karrierën dhe projektet e reja.

E shohim gjithmonë energjike në skenë dhe të qeshur, e pyetur në lidhje me sekretin që është gjithmonë e palodhur, këngëtarja tha se mendon se është dashuria, pasi kur gjërat bëhen me dashuri, nuk mund të jesh asnjëherë i lodhur.

Gjithmonë e qeshur dhe energjike; Era Rusi ndan sekretin!

“Sekreti i çdo gjëje në jetë mendoj është dashuria dhe mendoj që nëse gjërat bëhen me dashuri si në jetën personale si në jetën artistike, si në kuzhinën që po gatuajmë ne sot, nuk mund të jesh asnjëherë i lodhur. Nuk mund t’i ndjesh oraret e tepërta ose të stërzgjatura. Personalisht unë e dashur punën që bëj, mendoj që kam lindur për të bërë këtë punë. Mendoj që kam një dhunti që zoti ma ka dhënë dhe e kam zhvilluar atë me kalimin e viteve duke u përpjekur dhe duke punuar shumë. Kështu që mendoj që asgjë nuk është e rastësishme në këtë jetë”, është shprehur Era. 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF