Robert Berisha sikurse pritej la përfundimisht garën në “Ferma VIP” mbrëmjen e kësaj të hëne. Sikurse pritej, pasi këngëtarja Xhensila Myrtezaj prej ditësh kishte publikuar njoftim se më 13 prill ata kanw koncert në Vjenë. Por gjatë programit si arsye Roberti tha se pas telefonatës së vajzës e ka të pamundur të vazhdojë të qëndrojë në këtë program.
-
VIDEO/ Shakira kritikohet sërish nga fansat!
9 Prill, 09:55
“Nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i bëj cancel angazhimet e mia, më vjen keq që ka ndodhur kështu. Por pas kësaj telefonate që pata me Renenë, dhe këto ditë e kam patur të vështirë këtu në Fermë nga malli për vajzën, pasi eksperienca ka qenë shumë e bukur”, tha ai.
View this post on Instagram
Teksa u pyet sërish se arsyeja e largimit së kësaj sfide ishte Rene, Roberti tha, “Po, siç e thashë kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën, dhe është shumë e vështirë për mua. Po, e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq edhe prej produksionit që ka ndodhur kjo gjë por unë duhet ta lë”.
Ai u pyet se nëse mbyllja e projekteve i shkakton ankth, dhe Roberti tha jo pasi ky është një problem i menaxherit. “Kur unë e jap fjalën diku unë e mbaj. Nuk kisha patur qejf të ndodhte nëse bëhet fjalë për ndonjë event familjar, por ai koncert mbahet edhe pa mua”, theksoi artisti.