Sukseset ndërkombëtare të Endi Demnerit nuk kanë të ndalur. Së fundmi bukuroshja e njohur shqiptare është zgjedhur imazhi kryesor i firmës prestigjioze Jacob&Co.
Për 10 ditë me radhë, Endi Demneri do të prezantojë koleksionin e ri të orëve dhe bizhuve luksoze të Jacob&Co në “Four Seasons Hotel” në Gjenevë.
Këtë sukses, Endi e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar, “Gjëra të mahnitshme vijnë për ata që presin. Një udhëtim që mezi prisja ta ndaja me të gjithë ju. Jemi këtu në Gjenevë në ‘Four Seasons Hotel’ për zbulimin e koleksioneve të reja të orëve dhe bizhuterive nga @jacobandco. Është me të vërtetë një nder dhe një ëndërr për mua që të zgjidhem si modelja kryesore për të promovuar një koleksion kaq të jashtëzakonshëm.
Unë personalisht do të doja të falënderoja @jacobarabo për këtë mundësi të bukur dhe që është gjithmonë kaq inovativ me gjithçka që krijon. Me të vërtetë frymëzuese të jesh në praninë tënde”.
View this post on Instagram
Bizhutë luksoze të Jacob&Co janë ekskluzivitet i Gjikondit në Shqipëri.
Më herët Endi Demneri ka qenë imazh i firmës prestigjioze “Damiani”, ku ishte edhe pjesë e eventit madhështor që ata realizuan me rastin e 100-vjetorit të firmës, ku pozoi krah përkrah ikonës Sofia Loren, aktorit Raoul Bova, futbollistit Fabio Cannavaro dhe aktores Jessica Chastain. Gjithashtu ka patur bashkëpunim shumë të suksesshëm edhe me “Dolce & Gabbana".
View this post on Instagram



















