Instagrami është kthyer se fundi në tregues ndarjesh e ribashkimesh, ndaj veprimet aty shihen me kujdes. Tani, është vënë re një lëvizje në llogaritë e Ledrit dhe Sarës ne rrjetin social, dhe kaq u desh e të gjithë po thonë se janë rikthyer bashkë. Pas lajmit të ndarjes, dyshja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, por duket se kjo gjë ka ndryshuar. Nuk ka asnjë reagim tjetër prej tyre, por ky “follow” e ndezi rrjetin.
Prej kohësh, këngëtari i njohur dhe blogerja janë një ndër çiftet më të komentuara të medias rozë, për shkak të aludimeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes. Edhe pse ata vete kane zgjedhur heshtjen, ndarjen e tyre e konfirmoi vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”. Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo interpretonte por parakaloi në tapetin e kuq e vetme.



















