Nëse ka një veshje që të gjithë, absolutisht të gjithë, e mbajnë gjithmonë në rreshtin e parë të gardërobës, ajo është padyshim xhaketa e zezë.
Një pikë e fortë, e cila i reziston të gjitha tendencave kalimtare të momentit dhe siguron veshje të gjithanshme, të përshtatshme për çdo rast, xhaketa e zezë është thjesht një nga elementët kryesorë të gardërobës sonë.
E përdorim në mes stinëve, por e shfaqim edhe në dimër, e duam pranë nga mëngjesi në mbrëmje dhe tashmë kemi mësuar ta kombinojmë në të gjitha mënyrat.
Si të vishni një xhaketë sportive të zezë kur kreativiteti është në nivelin më të ulët? Nëse idetë i keni të pakta, frymëzimi nga kombinimet që stilistët sugjerojnë janë gjithmonë një ide e shkëlqyer.