Bianca Censori së fundmi ka tërhequr sërish vëmendjen e të gjithëve, gjatë një darke me bashkëshortin Kanye West në restorantin Gigi në Los Angeles.
Arkitektja 29-vjeçare kishte veshur një palë reçipeta dhe geta të tejdukshme. Në kompletimin e veshjes së saj të guximshme ishin sandalet me platformë me takë, të cilat ishin në të njëjtën ngjyrë me getat e saj.
Ajo kishte aksesorë me një çantë të vogël të zezë, unaza të thjeshta dhe vathë të shumtë. Kanye West zgjodhi një look casual, duke veshur një kapuç, pantallona të gjera dhe atlete Nike, të gjitha në të zeza. Pavarësisht orës së mbrëmjes, ai kishte vendosur syze dielli të errëta.
Nga ndjekja e Javës së Modës në Paris me çorape të zeza transparente deri te veshja e getave jeshile fluoreshente në The Cheesecake Factory, ajo vazhdimisht zgjedh veshje shumë të diskutueshme.



















