Madonna ndau disa detaje befasuese për një nga takimet e saj të kaluara. Gjatë një ndalese në turneun e saj “Celebration” në Atlanta, ylli i popit u argëtua me audiencën ndërsa rrëfeu se ishte dashuruar krejtësisht me një producent muzikor gjatë regjistrimit të albumit të saj të vitit 1994, “Bedtime Stories" e kishte dashur t`i bente magji.
“Isha marrëzisht e dashuruar me të dhe ai më trajtoi si m**, tha ikona 65-vjeçare duke qeshur gjatë një pushimi mes këngëve, për një video të fansave të postuar në X, shkruan DailyMail. “Unë po them vetëm, ti e bëre, më ke trajtuar shumë keq, vëlla” vazhdoi Madonna, pa e identifikuar ende fajtorin. ‘Është në rregull, e kuptoj. Ti ishe thjesht një djalë. Por unë shpresoj se je rritur deri tani.Më pas ajo deklaroi: ‘Unë po e turpëroj publikisht. A e thashë emrin e tij? Emri i tij është Dallas Austin”.
Gjatë krijimit të “Bedtime Stories”, Madonna ishte 35 vjeç, ndërsa Austin, producenti fitues i “Grammy” ishte rreth moshës 23-vjeçare. Bashkëpunimi i tyre në album prodhoi këngët “Secret”, “Don’t Stop”, “Survival” dhe “Sanctuary”.



















