I gjithanshëm dhe super chic, kostumi i bardhë është zgjidhja perfekte për një pamje të thjeshtë por në të njëjtën kohë shumë të rafinuar: ja si ta përshtatni më së miri atë.
E kush tha që kostumi nuk mund të vishet, edhe larg rasteve formale? Mjafton të shikoni këtë veshje që kemi përzgjedhur për të kuptuar se edhe një kostum elegant, ndoshta edhe i bardhë, është një zgjedhje e mirë edhe për pamje të përditshme të freskëta dhe të lezetshme.
-
Xhaketa e zezë: 5 mënyra për ta stiluar këtë pranverë!
6 Prill, 12:53
Një palë pantallona me bel të lartë, një xhaketë sportive dhe një jelek të kombinuar me to, janë zgjedhja ideale.
Një çantë e vogël me prerje të gjerë, një pakë syze dielli dhe një palë mokasina, dhe veshja juaj do të jetë thjesht waw. Jeni gati?