KreuCelebrity

“Të këpusin shpirtin”: Çfarë po ndodh me fëmijët e Kate Middleton në këtë periudhë!

“Të këpusin shpirtin”: Çfarë po ndodh me

Pasi njoftoi publikisht se kishte kancer, Princesha e Uellsit u tërhoq në gjirin e familjës së saj. Kate rrëfeu se e ka pasur shumë të vështirë t'u shpjegojë tre fëmijëve situatën që po kalon, ndaj dhe dëshiron të qëndrojë larg jetës publike gjatë trajtimit. Princesha pranoi se kishte kancer në një video emocionuese më 22 mars. Në atë klip, ajo e bëri të qartë se prioriteti i saj për momentin është të qëndrojë me tre fëmijët: Princin George, 10 vjeç, Princeshën Charlotte, tetë vjeç dhe Princin e vogël Louis, pesë vjec. "Siç mund ta imagjinoni, m`u desh kohë që të merrja veten nga një operacion i vështirë për të qenë në gjendje të filloja trajtimin. Por më e rëndësishmja, na u desh kohë për t'i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe t'i siguroj se do të jem mirë”, thoshte në atë video. Duket se tashmë tre fëmijët janë ngushëllimi i vetëm për Princeshën Kate. Një mik i familjes rrefen se George, Charlotte dhe Louis janë një mbështetje e madhe në betejën e nënës së tyre me këtë sëmundje mizore. Princesha e Uellsit merr shumë forcë nga familja e saj.

“Të këpusin shpirtin”: Çfarë po ndodh me

"Fëmijët i mbështesin prindërit e tyre me buzëqeshjet e tyre" dhe ndihmojnë Kate të kalojë këtë diagnozë mizore. "Jemi të prekur nga sjellja e tyre, nga qëndrueshmëria e jashtëzakonshme që po tregojnë. Fëmijët janë qendra e botës së ciftit", pohoi një mik i dyshes mbretërore. Këtë vit, Kate dhe Ëilliam vendosën të qëndrojnë në shtëpi për Pashkë me fëmijët. Ata nuk morën pjesë në shërbimin tradicional fetar në Kapelën e St. George në Kështjellën Windsor, të cilin zakonisht e ndjekin bashkë me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

“Të këpusin shpirtin”: Çfarë po ndodh me

Pasi Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis të kthehen në shkollën Lambrook më vonë këtë muaj, William pritet të rifillojë detyrat e tij publike. Ai do të vazhdojë të gjejë një ekuilibër midis mbështetjes së gruas dhe familjes dhe mbajtjes së detyrave të tij zyrtare, siç ka bërë që nga fillimi i vitit”, tha një zëdhënës i Pallatit Kensington.Ndërkohë, Princesha Kate do të qëndrojë larg syve të publikut gjatë trajtimit të saj - edhe pse ajo mund t'i bashkohet ndonjë eventi kur të ndihet e aftë fizikisht për ta bërë këtë. "Princesha do të kthehet në detyrat zyrtare kur të lejohet nga ekipi i saj mjekësor për ta bërë një gjë të tillë. Ajo është në gjendje të mirë shpirtërore dhe është e fokusuar në rikuperimin e plotë," konfirmoi zëdhënësi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF