Dea Mishel u shfaq si nje person mjaft karizmatik në formatin televiziv Big Brother Vip Albania 2, por moderatorja ka qenë më pak aktive së fundmi në rrjete sociale. Ndaj kur ajo beri nje postim papritur ne Instagram, mori menjehere vemendje, teksa ndau një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj.
Dea tregoise kishte kryer një operacion, i cili ka zgjatur mbi katër orë. Pavarësisht kësaj përvoje të vështirë, ajo nuk ka lënë pa shprehur mirënjohjen e saj që gjithçka ka shkuar mirë, dhe ka bërë thirrje për rëndësinë e kontrolleve shëndetësore të rregullta.
“Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 4+ orë. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve. Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohese për gjërat e vogla(të medha) që shpesh i marrim për të mireqena. Falë zotit çdo gjë shkoi mirë,” shkruan Dea. Ajo shton më tej: “Mirënjohese për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve!”