Disa ditë më parë, Meritoni qe shprehur se do ta linte Big Brother nëse Ilnisa, partnerja e tij, do të largohej prej garës. Por edhe pse gazetarja u eliminua, Meritoni nuk e la garën përgjysmë dhe këtë ‘betim’ të tijin e ka rikujtuar Juli mbrëmjen e sotme.
Meritoni është shprehur se nuk e mban mend diçka të tillë dhe se ai po vazhon lojën për kauzën e djalit dhe për Ilnisën.
‘Nuk e di kur i premtova Julit që do dal për hir të dashurisë. Unë jam duke vazhduar kauzën e djalit dhe për Ilnisën!’- ka thënë ai.