KreuCelebrity

Jennifer Lopez: e veshur me xhinse 'të pista', 620 dollarëshe!

Jennifer Lopez: e veshur me xhinse 'të pista', 620

Një grua e lidhur ngushtësisht me elegancën dhe veshjet luksoze, Jennifer Lopez vendosi të ndryshojë stilin e saj se fundmi, teksa po bënte një shëtitje në Nju-Jork.

Jennifer Lopez: e veshur me xhinse 'të pista', 620

Lopez kishte veshur një pallto blu të errët, të gjatë. Por ajo që tërhoqi më së shumtë vëmendjen ishin xhinset e gjera, të dizajnuara nga Acne Studios, të cilat kushtojnë 620 dollarë. Xhinset me një ngjyrë blu të hapur, me një efekt që të jep iluzionin se ka papastërti, janë xhinset dizajn i vitit 2023

Aktorja e plotësoi pamjen e saj me syze dielli, një çantë baguette Chanel ngjyrë bojëqielli dhe taka kamoshi me majë të së njëjtës ngjyrë.

Jennifer Lopez: e veshur me xhinse 'të pista', 620

Dhe në stilin e vërtetë JLo, ylli i muzikës "Love Don't Cost a Thing" kompletoi pamjen e saj me një palë vathë floriri, me disa unaza në duar. Lopez stiloi flokët e saj në topuz, i cili i vinte në pah grimin e saj të bronztë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF