KreuCelebrity

FOTO/ Princ Leka shijon lidhjen e re; shfaqet sërish i kapur dorë për dore me partneren!

FOTO/ Princ Leka shijon lidhjen e re; shfaqet  sërish i kapur dorë

Princ Leka po shijon lidhjen e dashurisë me fotografen Blerta Celibashi dhe tashmë ata dalin lirisht rrugëve të kryeqytetit. Së fundmi, ata janë fotografuar në rrugët e Tiranës të kapur dorë për dore nga “ABC News”.

Kjo dalje e Princ Lekës është pas problemeve që ai pati me ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babain e kësaj të fundit. Aq sa tashmë të dy kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

FOTO/ Princ Leka shijon lidhjen e re; shfaqet  sërish i kapur dorë

Nga gjykata deri tani është vendosur se Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3-vjeçare vetëm në prani të dados, ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.

Princ Leka ka festuar pak javë më parë 42-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar ka bërë edhe një postim në rrjetin e tij social Instagram. Teksa ka ndarë një video të vajzës së tij, princeshës Geraldinë, ku e lumtur fryn qirinjtë, ai shkroi, “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF