Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun Era Rusi ka hapur dyert e shtëpisë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”. Teksa ka gatuar një rizoto me djathë gorgonzola dhe luleshtrydhe, Era Rusi ka folur ndër të tjera edhe për karrierën e saj profesionale, duke zbuluar se ka gati 3 projekte të reja muzikore.
“Po kemi në plan që këtë verë do të lançojmë rreth 3 materiale të reja. Nuk po ju tregoj më shumë, sepse do të vini prapë të provoni receta të reja dhe do t’jua them”, tha ajo teksa zbuloi se ka në plane edhe bashkëpunime me artistë të tjerë, por preferon të mos zbulojë detaje pasi është supersticioze.
-
Gjithmonë e qeshur dhe energjike; Era Rusi ndan sekretin!
11 Prill, 10:52
“Kam në plan bashkëpunime, por nuk mund të ta them tani sepse akoma jemi në versioni demo të këngës dhe e shoh si fat të keq që ta them”.
Era Rusi tha se do t’i rikthehet edhe festivaleve, duke zbuluar se do të marrë pjesë në “Këngën Magjike”, “Po sivjet rikthehet “Kënga Magjike” dhe unë jam shumë e lumtur që do të jem pjesëmarrëse”.
Në lidhje me çmimet që ka fituar, ndjesinë që merr nga ta, në një kohë kur klikimet në YouTube edhe mund të blihen, Era tha, “Në fakt çmimet janë kulminacioni i një punë shumë të madhe që ne bëjmë, sepse në Shqipëri fatkeqësisht artistët e bëjnë çdo gjë vetë dhe të fitosh një çmim është le të themi si një bekim. Asnjëherë nuk mjaftojnë çmimet Unë nuk jam nga ata artistë që mendoj që suksesi nuk varet nga klikimet, mendoj që suksesi shikohet në terren.
Në mënyrën se si publiku reagon në materialet e tua. Sa e mbush sallën ose lokalin ku performon, sa rezistencë ke për të mbajtur ‘live’ orë të tëra duke kënduar. Kështu që ka shumë komponentë që e bëjnë një artist të jetë i suksesshëm. Nuk është vetëm YouTube, sepse tashmë në YouTube çdokush mund të blejë klikime”.
Gjatë bisedës me “Bordo” Era Rusi zbuloi se ka shkruar disa këngë vetë, por ka zgjedhur të mos i publikojë pasi kanë qenë shumë personale. “Unë shkruaj por nuk i kam kënduar asnjëherë nuk e di pse, ngaqë shkruaj gjëra dhe janë në momente të caktuara të jetës time dhe janë shumë personale. Tekstet që kam shkruar janë në momente të caktuara të jetës time të gëzuara ose më pak të gëzuara edhe janë shumë personale ose nuk e ndjej veten akoma gati për t’i ndarë me publikun”.