KreuCelebrity

Rihanna vishet si një ‘murgeshë seksi’ dhe kritikat janë të shumta!

Rihanna vishet si një ‘murgeshë seksi’ dhe kritikat

Fotot e fundit të Rihannës kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja ka nxjerrë në pah anën e saj sensuale në kopertinën e fundit të Interview.

Rihanna vishet si një ‘murgeshë seksi’ dhe kritikat

Këngëtarja është veshur si murgeshë, ndonëse me një prekje sensuale, ka vendosur një buzëkuq të kuq të ndezur dhe rimel blu. Dhe kjo pozë ka një domethënie të dyfishtë, pasi në intervistë Rihanna e ka përcaktuar veten si të krishterë dhe përmend Zotin në disa raste. Së pari, ajo tregon se vetëm nëpërmjet marrëdhënies me Zotin ka mundur të përballet me famën, pasi kjo e ka ndihmuar të kujtojë atë që është e rëndësishme në jetë. 

Rihanna vishet si një ‘murgeshë seksi’ dhe kritikat

Disa përdorues të mediave sociale dhe shoqata fetare kanë qenë kritikuar ashpër Rihannën. "Unë e dua Rihannën, por kurrë nuk e kuptoj pse ky obsesion me përshkrimet fetare seksuale", "A nuk është kjo blasfemi?", "Dehumanizuese dhe degraduese të shohësh duke u tallur vazhdimisht me krishterimin” ose "këto imazhe të krishtera përdoren për qëllime të gabuara" janë disa nga mesazhet që kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre për kopertinën e Rihannës.

Koleksioni i ri 'Signature Script' i Savage X Fenty e shfaqi Rihannan tejet sensuale dhe në formë pas lindjes së dy djemve, pamje të cilat i ka publikuar edhe në llogarinë e saj personale në Instagram.

Rihanna vishet si një ‘murgeshë seksi’ dhe kritikat

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF