KreuCelebrity

“Më mirë të lindësh me fat, se e bukur”: Jetoi si princeshë, si përfundoi Victoria Bonya!

“Më mirë të lindësh me fat, se e bukur”: Jetoi

“Më mirë të lindësh me fat sesa e bukur”, thotë një fjalë e urtë ruse. Fati i Victoria Bonyas e pasqyron në mënyrë të përkryer këtë thënie. Deri në moshën 44-vjeçare, ajo që konsiderohet si një prej moderatoreve më të bukura ruse ka përjetuar  zhgënjime të njëpasnjëshme, veçanërisht në dashuri. Lidhja e saj me milionerin Alexander Smurfit ishte për disa vite në vëmendjen e mediave ruse dhe franceze. Por pas ndarjes së tyre, shumë njerëz ende e vënë në pikëpyetje historinë që përfundoi papritur. Bonya është një nga prezantueset më të famshme televizive në Rusi. Karriera e saj mori hov pasi u shfaq në një reality shoë çiftesh. Përveç punës në televizion, interpretoi edhe në filma dhe kaloi në tapetin e kuq në Kanë, duke u cilësuar nëpër revista si "gruaja më seksi ruse". Jeta e saj ndryshoi rrënjësisht kur takoi trashëgimtarin e pashëm të një perandorie (kompani të pasurive të patundshme, industriale dhe hoteliere), Alexander Smurfit. Ai është djali i biznesmenit irlandez Michael Smurfit, i cili ka një pasuri prej 368 milionë euro.

“Më mirë të lindësh me fat, se e bukur”: Jetoi

Njohja ndodhi në një festë në Moskë. Bukuroshja ruse u shpreh në intervistat e saj se nuk ishte tërhequr menjëherë pas tij, aq më tepër që në atë kohë kishte zëra se ai ishte tashmë i lidhur një "femër". Megjithatë, irlandezi ia fitoi zemrën dhe së shpejti, filluan të jetojnë bashkë në Monako. Prindërit e Aleksandrit ishin kategorikisht kundër kësaj marrëdhënieje, me arsyetimin se vajza vinte nga një familje e zakonshme. Të shumtë ishin ata të cilët nuk e besuan këtë histori dashurie që në fillim. Victoria vazhdoi të insistonte për të kundërtën. Pas dy vitesh lidhje, në jetën e tyre u shfaq vajza, Anxhelina. Pas kësaj ngjarjeje, shumë e prisnin dasmën, por rusja doli me njoftimin se “Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Në parim, këtë e vendosëm së bashku”.

“Më mirë të lindësh me fat, se e bukur”: Jetoi

Pas shtatë vitesh lidhjeje, çifti njoftoi ndarjen. Lajmin e dha vetë Victoria, pas shpërthimit të një skandali në shtypin e kohës, kur Aleksandri qe fotografuar duke u puthur me një bjonde- Ekaterina Aleshkina, e njohur si modelja që “gjuan pasanikët”. Victoria është kthyer në Rusi dhe tani po lufton për të marrë një vizë për të vizituar vajzën e saj 12-vjeçare. Pas lidhjes me babanë e fëmijës, Bonya kaloi një periudhë zhgënjimesh në dashuri. Ajo vazhdimisht postonte foto me meshkuj në rrjetet sociale, dhe shumë shpejt pas kësaj, njoftonte ndarjen, teksa mjaft komentues mendojnë se ende vuan largimin  nga ish-partneri. Victoria Bonya ka më shumë se 10 milionë ndjekës në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF