Juli, banor në “Big Brother VIP”, së fundmi ka zbuluar dy nga pyetjet e para që i ka bërë bashkëshortes kur ishin akoma duke u njohur.
Teksa iu drejtoi banorëve pyetjen nëse e kishin dëgjuar shprehjen se dashuria kalon nga stomaku, vetë ai tregoi se në fillimet e njohjes me bashkëshorten e ka pyetur në lidhje me faktin nëse ajo dinte të gatuante.
“A di të bësh për të ngrënë? A di të bësh ëmbëlsira?”, ishin dy pyetjet që Juli i kishte bërë partneres, pyetje të cilave ajo i ishte përgjigjur me “po”.
Pjesë nga biseda:
Juli: Çfarë do të thotë dashuria kalon nga stomaku? E keni dëgjuar ndonjëherë?
Françeska: Është e vërtetë.
Juli: Unë për shembull kur jam njohur me gruan të betohem që i kam thënë ‘A di të bësh për të ngrënë? A di të bësh ëmbëlsira?’ Më tha ‘po’, i thashë ‘ok’. Të betohem këto ishin ndër dy pyetjet e para.
Françeska: Edhe mami im më thoshte gjithmonë, nëse do ta bësh burrin të lumtur gatuaj mirë për të ngrënë.
Erjola: Edhe ish-partneri im më merrte në darkë dhe më thoshte aman se më ka marrë malli të ushqehem nga dora jote, i bëja bukë shtëpie.