Gazetarja sportive Pejana Elezi dhe kompozitori Kledi Bahiti prej vitesh janë të martuar dhe janë edhe prindër të një djali. Së fundmi gazetarja ka folur për marrëdhenien e tyre, duke theksuar se janë shumë tolerantë dhe mirëkuptues dhe kanë shumë besim te njëri-tjetri.
Pejana ka rrëfyer se pavarësisht se është e martuar, Kledi Bahiti nuk i ka ndërhyrë në miqësitë e saj, duke zbuluar se kur ikën me pushime fle në një dhomë me shokun e saj të ngushtë.
“Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin, saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj. Nuk ka pse të bëhet sepse ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin”, u shpreh Pejana Elezi.
Me tej ajo tregoi se edhe Kledi Bahiti ka qëndruar te shtëpia e Bleona Qeretit për 2 javë, por theksoi se s’është xheloze, “Kledi është jashtë vendit dhe Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam”.



















