Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Titan”. E teksa na ndajnë edhe pak javë nga festivali europian, Besa Kokëdhima ka ndarë një lajm shumë të bukur me gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Besa Kokëdhima do të dhurojë dy bileta për gjysmëfinalen e dytë të "Eurovision". Mbetet për t’u parë se si adhuruesit e këngëtares do të mund të përfitojnë këto bileta. Sipas spekulimeve bëhet fjalë për një “Titan Challenge”, një iniciativë ku mund të përfshihen aktivitete që tregojnë lidhjen me këngën Titan.
-
Besa elektrizon skenën në Barcelonë!
9 Prill, 15:56
Pak ditë më parë, Besa ofroi një shfaqje të paharrueshme në Pre-partyn e Barcelonës, duke lënë publikun të mahnitur. Ajo tregoi forcë dhe talent në skenë në Barcelonë.
Ky koncert në Barcelonë jo vetëm rikonfirmoi statusin e Besës si një yll i vërtetë i muzikës, por gjithashtu tha fjalën e fundit për kritikët që dyshonin në aftësitë e saj.
View this post on Instagram



















