Në një intervistë të fundit, influencuesja braziliane Caroline Celico ka thyer heshtjen e ka treguar perse e la futbollistin legjendar Kaka; por arsyeja e ofruar prej saj ngjalli edhe me shume dyshim. Nëna e dy fëmijëve të Kaka tha se futbollisti i njohur ishte shumë perfekt për të dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e divorcit pas dhjetë vitesh martesë.
Ky çift i martuar që u divorcua në vitin 2015, ngriti shumë pluhur në publik, kujton Telegrafi, dhe Celico vetëm tani ka folur për arsyet e një lëvizjeje të tillë. “Kaka nuk më tradhtoi kurrë, ai gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur. Diçka mungonte. Problemi është se ai ishte shumë i përsosur për mua”, u shpreh ajo, duke hedhur keshtu poshtë historitë për pabesinë e futbollisti, për të cilën mediat shkruanin se ishte shkaku i divorcit.
Fjalët e ish-bashkëshortes së Kakas shkaktuan një ortek komentesh dhe opinionesh kontradiktore në rrjetet sociale. Ndërsa disa shprehën mbështetje dhe mirëkuptim për “telashin” e influencueses braziliane, të tjerë kritikuan arsyet e saj për përfundimin e martesës me një burrë që, sipas vete Caroline, ishte “shumë i përsosur”.



















