“X Factor Albania” prej javësh ka gozhduar shqiptarët para ekranit të televizionit Klan çdo të premte mbrëma. Një edicion ku talentet kanë qenë të shumtë, duke bërë që gara të jetë shumë e fortë.
Por tashmë edicionit të pestë po i vjen fundi dhe këtë të premte u mbajt gjysmëfinalja e madhe, ku konkurruan Kleansa, Jeti, Alisi dhe Niki, ku për këtë të fundit gara u ndërpre dhe nuk do të mund të prek finalen e madhe.
Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën "Po-të" duke siguruar një vend në netët live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, ku konkurrente ishin Kejsi, Ëendy, Kleansa, Anisa dhe Luna, kategoria Mix ku konkurrentë ishin Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi dhe në kategorinë e djemëve ishin Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti dhe gjithashtu ishte edhe grupi “The Chemicals”, I cili deri të premten e kaluar arritën të dhuronin performanca shumë të arrira në skenën e “X Factor”.
Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill dhe padyshim Kleansa, Jeti dhe Alisi do të japin më të mirën e tyre, duke kurorëzuar në mënyrën më dinjitoze të mundhsme këtë rrugëtim fanstastik që ata kanë patur në X Factor.



















