KreuCelebrity

A është ende beqar Fedez? E vërteta e flirtit me Giulia Ottorini!

A është ende beqar Fedez? E vërteta e flirtit me Giulia Ottorini!

Fundjava e parë e Coachella 2024 ka përfunduar dhe bashkë me të edhe udhëtimi i Fedez në Los Angeles. Reperi u largua nga Kalifornia për t'u rikthyer në Milano, duke i dhënë fund pushimeve të kaluara me miqtë e tij ndërkombëtarë dhe disa njohjeve të reja.

Lajmi për një histori të re dashurie me krijuesen Giulia Ottorini, ish e dashura e Mamboloskos, bëri xhiron e rrjetit pasi të dy u filmuan nga paparacët, por mesa duket kjo gjë nuk është e vërtetë.

A është ende beqar Fedez? E vërteta e flirtit me Giulia Ottorini!

Këngëtari, i cili ka 14.5 milionë ndjekës, ka ndarë fotot e tij më të fundit përmes Instagramit me personazhet e njohur që ka takuar gjatë Festivalit, nga Paris Hilton (me të cilët ka bërë një video duke përshëndetur miken e tij të dashur Donatella Versace në story), Tyga dhe Matteo Milleri, te Dj Snake dhe Peso Pluma.

A është ende beqar Fedez? E vërteta e flirtit me Giulia Ottorini!

Megjithatë, fotot më të diskutuara nuk u komentuan nga Fedez, i cili nuk preferoi t'i jepte zë aludimeve, por lidhur me to ka reaguar Giulia Ottorini.

Në një video në TikTok në të cilën ajo dukej se aludonte për lindjen e një lidhjeje të re (të fshehtë), përdoruesit komentuan dhe e pyetën nëse ishte në të vërtetë reperi italian.

A është ende beqar Fedez? E vërteta e flirtit me Giulia Ottorini!

Më pas Giulia iu përgjigj pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e supozuar me Fedez, duke mohuar gjithçka, por duke konfirmuar se ekziston dikush në jetën e saj, por nuk është i famshëm.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF