Pas spekulimeve për arrestimin e saj në njërën prej diskotekave në Zvicër, Soni Malaj ka bërë kohëve të fundit disa postime në llogarinë e vet në Instagram, qe terhoqen vemendjen e ndjekesve. Ajo publikoi dy imazhe në ‘InstaStory’ gjithashtu edhe një video të shkurtër, por nuk permendi ne asnje moment çështjen ne fjale. Madje, sic vuri re Telegrafi, dy ditë më parë artistja postoi datën e një koncerti të ardhshëm që do të mbajë në Zvicër.
Përveç Sonit, emra të tjerë të industrisë u përfolën të jenë arrestuar në një diskotekë në Zvicër – për arsye të shfrytëzimit të vizave turistike për punë. Ngjarja thuhet se ndodhi në një mbrëmje të planifikuar të mbahej në një diskotekë shqiptare në Zyrih, më 13 prill – e organizuar në kuadër të festës së Fitër Bajramit.
Telegrafi ditë më parë kontaktoi Policinë e kantonit të Zyrihut për marrë informacione dhe për të pyetur mbi vërtetësinë e ngjarjes. Policia konfirmoi në një përgjigje të shkurtër se në datat e përfolura ka pasur bastisje në disa klube të natës në kete qytet, por nuk permendi emra.



















