Victoria Beckham po shijon suksesin; edhe në fillesat e saj si stiliste u rrethua nga skepticizmi dhe ftohtësia e një bote të pushtuar nga emra të mëdhenj, ish Spice Girl arriti ta gjejë vendin e saj.
Krijimet e Victorias po pëlqehen gjithmonë e më shumë dhe së fundi, ka prezantuar një koleksion veshjesh “low cost”.
Stili është ai që mbetet i preferuari i saj: shik. Koleksioni sjell një paletë ngjyrash neutrale dhe pëlhurash të lehta si linoja, mëndafshi e nuk mungon as pambuku.
Prerje të sofistikuara dhe sensuale, e pardesy të gjera të mbledhura me rrip në mes, për një pamje sa më të lirshme.
Victoria vetë megjithatë, nuk mbante asnjë të tillë. Koleksioni megjithatë, mbetet mjaft interesant, e duke pasur parasysh edhe cmimet e arsyeshme, duket suksesin e ka të garantuar!



















