KreuCelebrity

Irina Shayk, në kërkim të një dashurie të re pas dështimit me Tom Brady!

Irina Shayk, në kërkim të një dashurie të re pas

Irina Shayk thuhet se është në kërkim të një partneri të ri pasi lidhja e saj me Tom Brady dështoi, të paktën sipas Page Six. Sipas një burimi, 38-vjeçarja ruse është duke bërë “shopping” dhe duke kwrkuar dashurinw e re në Evropë dhe SHBA.

I njëjti burim tha gjithashtu se modelja po e konsideron si një mundësi Tom Cruise, pasi aktori së fundmi është ndarë nga Elsina Khayrova. Sipas një raporti të “The Sun”, të dy i dhanë fund romancës së tyre në shkurt të këtij viti, pas disa muajsh lidhje.

Irina Shayk, në kërkim të një dashurie të re pas

Raportimet tregojnë se aktori 61-vjeçar ishte shumë i dashuruar me gruan e re ruse dhe se ata i dhanë fund lidhjes për shkak të shqetësimit të ekipit të Tom Cruise për të ruajtur privatësinë e tij, veçanërisht gjatë xhirimeve të filmit të tetë Mission Impossible, pasi ish-bashkëshorti i Elsinës bëri disa zbulime.

Irina dhe legjenda e NFL Tom Bady u panë për herë të parë së bashku në gusht të vitit të kaluar,  por në shtator u raportua se ata të dy po dilnin me njerëz të tjerë. Dhe në fund të tetorit u raportua se gjërat mes të dyve kishin marrë fund.

Megjithatë, në dhjetor ata u panë sërish bashkë gjatë Art Basel Miami Beach. Por një muaj më vonë ishte hera e fundit që ata u panë së bashku në Fouquet në Nju-Jork.

Irina ka qenë në një lidhje të pandërprerë me ish-in e saj, Bradley Cooper, i cili është baba i vajzës së saj katërvjeçare, megjithëse aktori aktualisht është në lidhje me Gigi Hadid.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF