Bashke prej dekadash, Jon Bon Jovi e pranoi se ne fakt, e ka kaluar kufirin jo vetem nje por disa herë gjatë martesës së tij 34-vjeçare me tw shoqen, Dorothea Hurley.“Çështja është të mos gënjesh kurrë se ke qenë shenjtor, por edhe të mos jesh aq budalla sa të prishësh familjen”, tha ylli 62-vjeçar i rock-ut per Independent.
Bon Jovi pranoi se martesa e tyre zgjati kaq shumë për shkak të durimit dhe tolerancës së gruas së tij ndaj tradhtisë së tij gjatë viteve. Ai shpjegoi gjithashtu se ata kanë një “admirim të ndërsjellë dhe janë mjaft me fat që janë rritur së bashku”. Me tej, shtoi se eshte penduar për lidhjet e tij të shumta jashtëmartesore në këngën e tij të vitit 1993, “Bed of Roses”.
Kujtojmë se këngëtari i njohur u martua me Harley-n në Las Vegas në vitin 1989, me të cilën ishte që në shkollë. Ata kanë katër fëmijë: 29-vjeçarin Jesse, 21-vjeçarin Jake, 20-vjeçarin Romeo dhe 30-vjeçaren Stephanie.