Gati 50 milionë dollarë borxh i ka kantautori i njohur Bruno Mars kazinosë MGM Grand në Las Vegas, borhx ky i grumbulluar që nga viti 2016. Pasioni për lojërat e fatit ka bërë që Mars të shpenzojë më shumë nga sa ka fituar. Sipas NewsNation, niveli i borxhit është thuajse i barabartë me vlerën e rezidencës së Bruno Mars në Mar-a-Lago.
‘MGM, praktikisht, e ka atë në dorë’, deklaroi një burim anonim pranë këngëtarit. Në vitin 2016, këngëtari i hitit ‘Locked out of heaven’ nënshkroi një marrëveshje me kompaninë e argëtimit, ujdi kjo që tashmë ka hyrë në vitin e nëntë. Mars duhej të përfundonte shfaqjet e tij në Las Vegas në gusht të vitit 2023, por kontrata e tij u zgjat deri në vitin 2024. Deri më tani këngëtari hauaian ka performuar në rreth njëqind shfaqje në ‘Qytetin e Mëkateve’.
Në vitin e ri, nga qershori deri në shtator, 12 evente janë planifikuar në Dolby Live në Las Vegas, në të cilat ka fituar 82 milionë euro në vit (1.3 milionë euro në natë). Bruno Mars ka shitur më shumë se 18 milionë albume dhe 105 milionë këngë në mbarë botën. Ai është treguar megjithatë i sinqertë për prirjen ndaj bixhozit ( i fiksuar pas pokerit), e ka rrëfyer se kishte filluar të luante që në moshën 19-vjeçare kur ishte ende i panjohur në botën e muzikës.