KreuCelebrity

Bora e humbi unazën e fejesës?!

Bora e humbi unazën e fejesës?!

Në një emision në Top Channel Bora Zemani u rrefye gjerë e gjatë për jetën dhe karrierën e saj. Tek promoja shihej dhe sesi moderatorja shprehet se “Në një moment edhe humba unazën”. Dhe cfare dhe si ndodhi me sakte, do te duhet te presim emisionin e plote per ta mesuar. 

https://www.instagram.com/reel/C1Z2W_hNsUm/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Aktori Donald Veshaj i propozoi dite me pare partneres së tij për martesë dhe ajo tha "Po". Prezantuesja qe rrefyer perpara kesaj se ky vit e ka konsoliduar më tepër marrëdhënien e tyre dhe ndërsa tregoi edhe detaje nga filmi i tyre “5 herë jo”. Bora Zemani u shpreh se gjatë marrëdhënies së tyre 5-vjeçare “ka pasur mbi 500 herë ‘jo’”, duke shtuar se shpreson që pas kësaj t’i thonë vetëm “po” njëri-tjetrit.

Bora e humbi unazën e fejesës?!

 

“Po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm. Projekti më i rëndësishëm ka qenë filmi “5 herë jo”. Ishte eksperiencë shumë e bukur si aktore, por edhe rol i rëndësishëm si producente. Kam pasur shumë orë të gjata pune. Ky projekt na ka rritur të dyve bashkë, ky vit më tepër e ka konsoliduar marrëdhënien tonë. Ka puthje në filma, janë bërë edhe dubla sepse duhen xhiruar nga kënde të ndryshme jo se kishim vështirësi për tu puthur. Ka pasur puthje, edhe në prapaskenë e sheshxhirime. Në këto 5 vite që jemi me njëri-tjetrin, ndoshta ka pasur edhe 500 herë “jo” (qesh), dhe jo vetëm nga unë. Shpresoj që pas këtij filmi, të themi vetëm “po” për çdo gjë”, u shpreh moderatorja.

E pyetur a do të shkojë drejt altarit me aktorin, i cili e tradhtoi gjatë kohës që ishte në shtëpinë e BBV me Beatrix Ramosaj, prezantuesja Bora Zemani u shpreh se martesën nuk e shikon si diçka të rëndësishme, pasi nuk do të ndryshonte asgjë në marrëdhënien e saj me aktorin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF