KreuCelebrity

Themeluesi i Top Channel, Dritan Hoxha nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh”!

Themeluesi i Top Channel, Dritan Hoxha nderohet me titullin “Mjeshtër
I ndjeri Dritan Hoxha, themeluesi i Top Medias, është dekoruar këtë të enjte me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ky nderim nga kreu i shtetit vjen 15 vite pas ndarjes së tij nga jeta.

Themeluesi i Top Channel, Dritan Hoxha nderohet me titullin “Mjeshtër

Begaj e cilësoi themeluesin e Top Medias si një ëndërrimtar e vizionar të palëkundur. “Guximtar në krijimtari, ëndërrimtar e vizionar i palëkundur, inovator e pasionant, ai arriti të krijojë një vepër të papërsëritshme për nga dimensionet. Njeriu që punoi natë e ditë për të realizuar projektin e jetës, ai e meritoi mbiemrin e ri me të cilin njihej si Tani i Topit”, theksoi ndër të tjera Begaj. 

Titulli u tërhoq nga vajza e tij, drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha, e cila në fjalën e saj shprehu me bindje të fortë, se vlerat që Top Media përcjell prej vitesh, do të ruhen me fanatizëm, nder dhe përgjegjësi të plotë, ashtu sikurse Dritan Hoxha e ideoi.

“Në emrin tim dhe të gjithë familjes, doja të falënderoja zotin President për nderin dhe vlerësimin që iu bë sot tim ati. Për ne është lumturi e madhe që sot pas 15 vitesh nga ikja e tij, ai mbahet gjallë  nga veprat dhe nga ndikimi që pati tek jeta e çdo shqiptari”, tha Lori Hoxha ndër të tjera.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF