KreuCelebrity

Dua Lipa mund të bëhet këngëtarja më e pasur në Britani!

 Dua Lipa mund të bëhet këngëtarja më e pasur në

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja me të ardhurat më të larta në Britani, pasi biznesi i saj i kaloi të ardhurat e Adele vitin e kaluar. Në këtë mënyrë ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare është në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere deri në moshën 40-vjeçare.

Të dhënat tregojnë se biznesi i Duas fitoi pothuajse 68 milionë paundë vitin e kaluar. Informacionet i referohet kompanisë së saj të regjistrimit “Radical22”, pasi u zbulua se Dua po menaxhohet tani nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

 

Dua Lipa mund të bëhet këngëtarja më e pasur në

“Radical22” thuhet se arriti një pasuri neto prej 29.9 milionë £ në dhjetor 2022, që është pothuajse trefishi i shumës (11.6 milion £) që kishte në 2019. Kompania arriti një fitim prej 8.3 milionë £ nga 2021.

Adele ende kryeson për sa i përket pasurisë së saj totale, pavarësisht suksesit të Duas. Sipas listës së pasurve të “Sunday Times 2023”, ajo mendohet të ketë një pasuri neto të raportuar prej rreth 165 milionë £, një rritje prej 15 milionë funte nga viti 2022.

Pasuria neto e Duas, nga ana tjetër, mendohet të ketë arritur rreth 27.5 milionë funte në fund të vitit 2022.

 

Tags:

dualipa

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF