Viti 2023 nuk do të mbetet si ndër më të bukurit për disa prej emrave VIP të showbiz-it shqiptar, pasi muajt që lamë pas disa prej tyre mbyllën një kapitull dashurie, që me gjasë nuk do t’i rikthehen më…
Ledri Vula dhe Sara Hoxha
U mendua si strategji marketingu dhe në fillim kur nisën zërat për një krisje mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës shumë nuk e morën seriozisht. Por, duket se ndarja është e vërtetë dhe me kalimin e ditëve vetë dyshja e njohur po e ‘konfirmon’ ndonëse tërthorazi se prindërit e Poit kanë vendosur të marrin drejtime të ndryshme, dhe ajo çfarë i lidh tani është vetëm vajza e tyre.
Elia Zaharia dhe Princ Leka
Duket se historia e dashurisë së Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia nuk pati një fund përrallash. Ndonëse dyshja që janë prindër të një vajze kanë zgjedhur të mos bëjnë asnjë deklaratë publike, thuhet se divorci në familjen mbretërore është i vërtetë. Madje së fundmi po qarkullojnë zëra se princi ka rigjetur dashurinë tek një fotografe.
Olsi Bylyku dhe Elgi Tako
Ishin një çift shumë i dashur për publikun dhe lajmi për ndarjen e tyre trishtoi j pak fansat, por për arsye që ata nuk kanë preferuar t’i bëjnë publike aktori Olsi Bylyku dhe këngëtarja Elgi Tako prej muajsh nuk janë më bashkë.
Fero dhe Arbenita
Çifti i njohur nga Kosova që janë edhe prindër të një vajze, vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa muaj më parë. Ndarja e reperit dhe modeles nuk ka qenë në mënyrë paqësore, pasi më herët në mediat e Kosovës u raportua se Fero ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, ndërsa kjo e fundit e denoncoi në polici.
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek
Marrëdhënia e punës mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe Dj Geek u kthye për disa kohë në romancë dashurie. Duket se kjo marrëdhënie nuk zgjati më shumë se disa muaj dhe viti 2023 do të jetë viti i ndarjes edhe për ish- çiftin Dafina dhe Geek.
Beniada Nishani dhe Blert Hajdari
U duk një romancë shumë e bukur, e cila që në nisje formoi jo pak fansa. Beniada Nishani dhe Blert Hajdari dukeshin se formonin çiftin perfekt, por edhe kjo lidhje nuk qe e destinuar të zgjasi. Edhe pse dyshja ka zgjedhur të mos flasë as për konfirmimin e lidhjes dhe as të ndarjes, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se prej pak muajsh Beniada dhe Blerti janë ‘ish-a’ të njëri tjetrit.
Getinjo dhe Vivien Thano
U njohën dhe u dashuruan gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, por romanca mes reperit Getinjo dhe modeles Vivien Thano zgjati vetëm disa muaj. Çifti vendosi të shohin drejtime të ndara ndërsa në një intervistë Vivien e akuzoi ish-të dashurin e saj se luan kumar.
Gresa dhe Andi
Një çift shumë i hijshëm fizikisht, por që edhe për ta romanca nuk zgjati. Gresa dhe Andi u njohën po ashtu në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe lidhja e tyre zgjati vetëm pak muaj pas daljes nga shtëpia.
Harris dhe Amadea
Një ndër çiftet më të dashur për publikun që u krijua në reality-shoë-n ‘Love Story’ konfirmuan ndarjen vetëm pak ditë pas përfundimit të programit.