Motra e Inis dhe Ingrid Gjonit, Ilda, ka humbur jetën këtë 25 dhjetor. Vajza e saj, Anna Lika, ka ka ndarë së fundmi foton e fundit të mamasë së saj të cilën ajo e kishte realizuar për Krishtlindje dhe krah saj i ka dedikuar edhe disa fjalë të ndjera.
“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja që ti nuk arrite ta postojë dot për Krishtlindje se Zoti të donte aq shumë, sa në këtë ditë të mori pranë tij. E di që ti do të jesh gjithmonë duke na parë nga atje lart dhe të premtoj që s’do na shohësh kurrë me lot në sy, por vetëm të buzëqeshur ashtu siç ishe dhe ti deri në momentet e fundit.
Unë, Viki dhe Rodeo jemi krenarë për nënën që ke qenë për ne. Nuk do të kisha dashur kurrë të bëja këtë postim për ty. Do më mungosh çdo ditë e bukura ime”, ka shkruar ajo.
Më herët Anna Lika ka bërë një tjetër postim tejet prekës për të ëmën, “Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thashë dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jonë. 'Ne' përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram



















