KreuCelebrity

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Nga Nada Biraçi

Fotografia: Armand Sallabanda

MUAH: G Studio

Bizhu: Argjendari Gjikondi

Stili i saj i veshjes përbëhet nga elementë të thjeshtë, elegantë dhe modele ‘timeless’ dhe nëse nuk do ta dinim që është shqiptare, do të vinim bast se Borana është një vajzë që kafen e mëngjesit e pi në ‘Café de Flore’ në Paris. Në këtë bashkëbisedim me “Bordo”, Borana tregon se ky është një koment që e merr shpesh, e ndërsa nuk e ka patur aspak qëllim në vetvete, kjo e ka bërë që bukuroshja me tiparet e mprehta të kthehet në influencer, si busull orientimi për ndjekësit e saj.

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

“‘Brand Ambassador’, për brande të cilat unë i kam zgjedhur dhe në të cilat besoj vërtetë”, shkruhet në bio-n e Instagramit tuaj. Dhe në fakt janë disa brande me të cilat bashkëpunon…

Janë vetëm brande që unë përdorja dhe do të vazhdoj ende t’i përdor, pa ndikuar bashkëpunimi që kam me to për ‘social media’. Nuk mundet të bëhen kompromise me produktet/trajtimet që vendosen në lëkurë, kompromise me vitamina apo produkte që i përdor djalit apo çdo gjë tjetër, e cila lidhet drejtpërdrejt me cilësinë dhe standardin e jetesës. Më thuaj, kush nuk do të donte të mbante në duar, qafë, bizhuteritë e Gjikondit. I ndaj me shumë kënaqësi dhe pastërti në rrjetet sociale, duke menduar që ndjekësit janë realisht miqtë e mi, të cilët më besojnë për ato çfarë sugjeroj, dhe nuk mundet t’i zhgënjej.

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Por si ka qenë ky kthimi dalëngadalë në një mirëfilli influencer?

Nuk do ta kategorizoja veten tamam në influencer, sesa në dikë që ka patur gjithmonë pasion të lidhur me të bukurën, estetikën, modën. Shtyrë më tepër nga miqtë e mi të afërt, kolegët, të cilët më kërkonin gjithmonë këshilla të vazhdueshme dhe besonin në shijet e mia në përditshmëri, dhe sigurisht nga shoqja ime e ngushtë, fillova të ndaj më tepër në mënyrë shumë të natyrshme në rrethin e miqve të mi të Instagramit, i cili është zgjeruar, por mbetet prapë një numër i vërtetë e organik.

Cilët janë ata persona, të cilët kanë ndikuar që Borana të krijojë një qasje të ngushtë ndaj stilit?

Mendoj që ka qenë ajo pjesë e imja e artit, e cila mesa duket është përkthyer më pas në ‘artin e modës’, ndikuar padiskutim nga mami im dhe halla ime. Dy personat më me stil e shije që kam patur fatin të rritem, të cilat që në moshën 5-vjeçare më ‘tërhiqnin’ me vete nëpër rrugët e  Milanos. Vitrinat e pafundme, nga stilistët më të talentuar, kanë bërë që unë të ushqehem ndër vite me shijen që kam sot dhe ushqehem me artin të cilin dua, atë të modës. Për këtë arsye nuk e kam parë modën asnjëherë si diçka sipërfaqësore, por si një gjuhë që shpreh atë çfarë ke brenda.

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Në Instagramin tuaj nuk ka ngjyra, xixa, temina…Dhe nëse nuk do ta dinim që jeni shqiptare, do të vinim bast se Borana është një vajzë që kafen e mëngjesit e pi në ‘Café de Flore’ në Paris. Ju kanë thënë që dukeni si franceze?

Shumë herë, kështu më shohin. Në disa raste mundet të mos pëlqehet nga disa, për shkak të thjeshtësisë që ka stili im. Unë e shoh veten si një miks stili milanez me skandinav. Do ta përkufizoja si klasik- i thjeshtë në modern.

E lidhur me stilin dhe shijen e mirë sa i përket veshjes, ju ndodh ndoshta edhe padashje të gjykoni veshjet e të tjerëve?

Paragjykimi është pjesë e natyrës njerëzore, sado që nuk është gjithmonë i këndshëm. Ashtu si mund të ndodhi dhe e anasjella. Megjithatë, e kam parë modën gjithmonë si respekt që dikush tregon ndaj vetes. I referohem shprehjes ‘Fashion is a statement’, (moda është deklaratë)… është një pjesë arti, e cila na ndihmon të shprehim identitetin tonë dhe të zgjedhim se si duam të paraqitemi në botë. Flas këtu për rastet, kur përfshihen veshje vulgare apo jo të përshtatshme për eventin ku janë veshur.

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Cila është ajo ‘fashion quote’ që ju pëlqen më shumë?

Janë shumë, por po vendos një të cilën e lexova dhe përshtatet me realitetin së fundmi nëpër botë, “Fashion is the armor to survive the reality of everyday life", (Moda është arma për t’i mbijetuar realitetit të jetës së përditshme).

Fiksimet e momentit sa i përket modës?

Nuk më ka pëlqyer asnjëherë ‘Fast Fashion’ dhe kam refuzuar gjithmonë të ble atë çfarë është më “IN” e momentit. Jam në “Timeless-Era”, që i rezistojnë kohës, rroba me materiale dhe qepje të mira, që sa herë i vesh dukesh po njësoj si herën e parë, rroba që ndihesh komode. Kam qenë gjithmonë pro shprehjes: “Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë. Zgjidh me kujdes, kualitet, jo sasi”.

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Nëse moda do të stoponte në një periudhë, cila do të ishte ajo?

Periudha e viteve ’70-’80 dhe fillimi viteve ’90, më përshtatet shumë në stil.

Cili është ai personazh i famshëm, që sipas jush është ikonë stili?

Personazhet e famshëm varen shumë dhe nga stilisti personal që kanë, për momentin do të thosha një miks midis Elsa Holsk, Rosie Huntington-Whiteley në stilin e saj klasik dhe së fundmi mendoj që Kendall Jenner është ‘on’ në stil.

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Cilat janë tre brandet e preferuara të veshjeve?

The Row, Jil Sander, Acne Studios.

Po skincare?

Skincare tentoj të përdor produkte organike, me sa më pak kimikate. Linjat si Odacite, QMS, Rodial nga IvorySkinCare, por dhe Tata Harper, Paulas Choice. Më tepër përkrah një produkt të thjeshtë farmaceutik, kundrejt kremrave të kushtueshme kozmetike. Përpiqem të kujdesem dhe nga ‘brenda trupit” me suplemente deri te produktet si detergjentet, larësit e enëve etj..

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Borana Baci: Harxhon më shumë, nëse vishesh lirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF