Së bashku gruan e tij Tiffany Chen, vajzën e tij e shtatë, Gia Virginia, e lindur në prill të vitit të kaluar, dadon dhe një mikeshë, aktori i famshëm i Hollywood po kalon pushimet në jahtin e tij luksoz. Robert De Niro aktualisht është me pushime në Ischia dhe ka drekuar në restorant klub plazhi me pamje nga Kalaja Aragonese.
Aktori, regjisori dhe producenti i madh amerikan doli në breg pak pas orës 13:00 me gruan e tij Tiffany Chen dhe vajzën e tyre (fëmija i 7-të i De Niros), Gia Virginia, e lindur në prill të vitit të kaluar. Grupi i vogël u vendos në një tavolinë të mbrojtur nga dielli, jo pa vështirësi, duke qenë se nuk kishin prenotuar dhe restoranti ishte pothuajse i rezervuar. De Niro porositi një menu të plotë, me specialitete të ndryshme tipike të kuzhinës napolitane: nga karkalecat me kataifi dhe salcë barishte te midhjet e pjekura në skarë (pjatë ikonike e shtëpisë), te brusketa me tre domate, duke kaluar nëpër parmigiana me patëllxhanë, njoki me patate Nerano për të përfunduar me pastat e vogla tradicionale napolitane cannoli dhe rikota, tortë frutash të gjitha këto të shoqëruara me verë Ischia, Vigna del Lume.
De Niro preferoi privatësi dhe stafi i tij nuk lejoi asnjë fans të afrohej në tavolinën e yllit të Hollywood. Në fund De Niro nuk harroi të firmosi librin e të ftuarve të restorantit, duke lënë gjithashtu një koment dhe një përshëndetje.

Finalizohet divorci i çiftit të famshëm!









Grupi legjendar muzikor del në pension






Fedez shtrohet me urgjencë në spital!



