KreuCelebrity

Britney Spears nuk do të rikthehet më kurrë në muzikë!

Britney Spears nuk do të rikthehet më kurrë në muzikë!

Britney Spears ka konfirmuar se ajo "nuk do të kthehet më kurrë në industrinë e muzikës" pasi u tha se ajo po planifikonte një rikthim në studion e produksionit të muzikës. Ylli i pop-it sapo i dha një përgjigje pretendimeve në mediat amerikane se ajo po zgjidhte kantautorët për një album të 10-të në studio. Disa media kishin aluduar se Julia Michaels dhe Charlie XCX ishin dy nga bashkëpunëtorët e mundshëm të Britneyt, aludime të cilat vetë Spears i ka mohuar nëpërmjet një statusi në instagram.

"Vetëm që të jemi të qartë se shumica e lajmeve janë mbeturina. Ata vazhdojnë të thonë se po i drejtohem njerëzve të rastësishëm për të bërë një album të ri ... Unë nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës dhe sinqerisht më pëlqen kështu.”- ka shkruar këngëtarja, e njohur për hitet ‘Baby One More Time’, ‘Oops!... I Did It Again’ dhe ‘Toxic’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF