KreuCelebrity

Cara Delevingne humbet shtëpinë miliona dollarëshe L.A., pas një zjarri masiv!

Cara Delevingne humbet shtëpinë miliona dollarëshe L.A., pas

Cara Delevingne është e shkatërruar pasi humbi shtëpinë e saj në Los Angeles ndërsa ishte në Londër. Prona që është paraqitur në shumë revista arkitekturore ka marrë flakë, 94 zjarrfikës kanë menaxhuar zjarrin në pronë dhe në fund e kanë shuar atë.

Aktualisht po hetohet se çfarë e shkaktoi zjarrin që zgjati mbi dy orë për të zbutur. Zjarrfikësit mbërritën në shtëpinë e saj prej 6650 metrash katrorë kur zjarri kishte shkatëruar dëme të konsiderueshme pronës.

Cara Delevingne humbet shtëpinë miliona dollarëshe L.A., pas

Modelja dhe aktorja ndau lajmin trishtues në Instagram, "Zemra ime është thyer sot. Nuk mund ta besoj. Jeta mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë, ndaj vlerëso atë që ke". Ajo ka falënderuar edhe zjarrfikësit që rrezikuan jetën për të shuar zjarrin, “Faleminderit nga zemra zjarrfikësve dhe njerëzve që janë paraqitur për të ndihmuar”, ka shkruar ajo.

Cara Delevingne humbet shtëpinë miliona dollarëshe L.A., pas

Cara Delevingne më vonë zbuloi se macet e saj kishin shpëtuar. Ajo publikoi një foto të të dy maceve, dhe krah postimit shkroi, "Ato janë gjallë!! Faleminderit zjarrfikësve".

Cara Delevingne humbet shtëpinë miliona dollarëshe L.A., pas

Delevingne ndau gjithashtu me ndjekësit një video të ekipit të shpëtimit së bashku me kamionët e zjarrit dhe kamionët e reagimit emergjent.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF